Indeksi alfabetik

NJĖ "MAGAZINĖ" INFORMACIONI PĖR BIZNESIN

Ja pra mė nė fund, duke respektuar nė mėnyrė skrupuloze afatin e pėrcaktuar tashmė nė mėnyrė tė qartė, doli edicioni " 8-tė i" Biznesi Shqiptar: Mė tė Mirėt 2011.Tashmė ky Botim Kombėtar ėshtė bėrė traditė dhe ndryshe nga shumė botime tė tjera ai ka njė karakteristikė kryesore: cdo vit libri ėshtė mė i suksesshėm se sa ai paraardhėsi. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Nė kohėn kur libri del, nė zyrat tona emailet dhe kėrkesat pėr tė janė tė shumta. Kurse klientela e interesuar ėshtė nga ajo kategori qė ka lidhje dhe dėshirė pėr informacion rreth biznesit shqiptar. Janė studentė tė ndryshėm qė studiojnė brenda dhe jashtė Shqipėrisė, punonjės tė kompanive tė ndryshme audituese, punonjės tė sistemit bankar, kandidat- investitorė tė huaj etj ata qė janė mė sė shumti tė interesuar pėr kėtė libėr. Duke paraqitur perfomancėn ekonomikofi nanciare tė 200 kompanive mė tė mėdha tė Shqipėrisė, shpėrndarjen e tyre sipas sektorėve dhe aktiviteteve, duke pasqyruar modelet mė tė ,mirat tė biznesit shqiptar, libri ėshtė shndėrruar kėshtu nė njė 'magazinė" informacioni pėr tė gjithė ata qė kanė interes pėr fushėn e biznesit. Nga ana tjetėr, duke qenė se biznesmenėt shqiptarė pėrgjithėsisht ndahen nė dy kategori: e para qė pėrfaqėsohet nga ata biznesmenė qė kanė fytyrė, por nuk kanė biznes dhe e dyta, nga ata qė kanė biznes, por nuk kanė shumė fytyrė, libri "Biznesi Shqiptar: Mė tė Mirėt e Vitit" ia ka arritur tė krijojė pėrgjatė 8 viteve tė egzistencės hierarkinė reale nė botėn e biznesit. Atė hierarki qė pėrcaktohet nga performance reale e shfaqur gjatė vitit qė monitorohet dhe jo nga truket apo iluzionet qė krijohen. Ėshtė metodika e vlerėsimit, janė indikatorėt e pėrdorur nga ne ato qė kanė bėrė tė mundur qė pėrgjatė 8 viteve qė botohet ky libėr tė mos na rezultojė asnjė biznesmen problematic nė periudha tė mėvonshme. Sepse ne nuk i emėrojmė tė suksesshmit, ne thjesht i identifikojmė ata.

me shume

Kredia ne Ndertim!

Pėr tė disatėn herė, pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesmenėve tė ndėrtimit formuluan ankesėn se “bankat po na falimentojnė, ato nuk na japin kredi”. Duke qenė se pretendimet kundrejt sektorit banker janė kthyer tashmė nė njė ritual tė tillė qė I ekspozon bankat nė fajtore ėshtė me bend tė thuhen disa tė vėrteta tė thjeshta.

me shume

Shitet Tirana International Hotel

Edhe pse jane kohė tė vėshtira prapė se prapė nė realitetin e biznesit shqiptar shėnohen ngjarje tė rėndėsishme, ngjarje qė janė nė pėrputhje me logjikėn dhe dinamikėn e tij. Shitja e Hotel Tirana International ose sic quhet ndryshe 15 katėshi pėrbėn padyshim njė lajm dhe veprimtari tė bujshme. Kundrejt njė cmimi prej 21 milion euro, kompania e njohur e ndėrtimit tė rrugėve GECI sh.p. k bėhet pronare e vetme e kėtij hoteli, duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė bashkepronėsine e saj tė deritanishme me 10 individė aksionerė, sikurse ishin Luan Leka, Luan Duraj, Lutfi Nuri, Arben Mecaj, Isuf Ferra, Diana Gambeta, Isuf Ferra dhe tre kompani, konkretisht Salillari shp.k, me pronarė Pėllumb Salillarin dhe Isuf Ferrėn, Lani sh.p.k me pronar Vladimir Kostėn dhe TEALK-Alb me pronar Tahir Muhedinin.

me shume

Akcizat, vėrja ujit e hiqja birrės!!!

Prodhuesit e birrės shqiptare duhet tė jenė njerėzit mė tė kėnaqur kėto ditė. Dhe jo pa arsye. Sepse porsa u bė e njohur panorama e paketės sė re fiskale, e hartuar nga qeveria, u bė i njohur edhe fakti se biznesmenet qė merren me prodhimin e birrės nė vend janė grupi i vetėm i interesit, tė avantazhuar e tė priviligjuar nga kjo paketė. Sipas draftit tė Qeverisė, akciza e birrės ulet ndjeshėm pėr ato subjekte qė e prodhojnė kėtė product nė vend dhe kjo bėhet-gjithmonė sipas relacionit tė qeverisė- qė tė pėrkrahet prodhimi vendas. Sigurisht, askush nuk do tė kishte kundėrshtim, nėse kjo do tė pėrfaqėsonte njė politikė tė mirėfilltė.

me shume

Mirėsevini makina tė plakura!

Mė nė fund, hallet e qeverisė pėrsa i takon modifikimit tė taksės sė makinave tė pėrdorura morėn fund. Me njė gur ajo vrau tre zogj. Pra drafti i pėrgatitur nga Ministria e Financave bėn tė mundur realizimin e tre qėllimeve. Sė pari, qeveria shpėtoi prej sikletit nė tė cilin e kishte vėnė Bashkimi Europian qė nė emėr tė mosdiskriminimit kėrkonte ose heqjen e taksės sė importit tė makinave tė pėrdorura, ose shtrirjen e saj edhe pėr shitjet brenda vendit.

me shume

Peshku nė det, burokratėt kurrkund!!!

Kushdo qė ka shpenzuar qofte edhe njė minimum energjish vėzhguese rreth fizionomisė sė biznesit shqiptar ka vėnė re me siguri njė kontradiktė tė spikatur. Nga njėra anė industria pėrpunuese ėshtė relativisht e zhvilluar, nga ana tjetėr, ajo cfarė duhet tė pėrpunojnė, pra lėndėt e para, vijnė nė shumicėn e tyre nga importi. Kėshtu, ne kemi industri kėpucėsh, por nuk kemi lėndė tė para tė kėsaj industrie, sikurse ėshtė lėkura.

me shume


200 kompanitė mė tė mėdha

50 kompanitė mė tė mėdha punėsuese

50 kompanitė me rritjen mė tė madhe

All rights reserved Shpetim Luku.
Programning & design: Shqiperiacom sh.p.k.